Ukraina ndalon blerjen e gazit natyror nga Rusia

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në një deklaratë nga Naftogaz theksohet se pas përmbushjes së afatit të marrëveshjes së gazit i cili mbulon tremujorin e dytë të këtij viti dhe duke mos rinovuar një të re Naftogaz që nga 1 korriku nuk do të importojë gaz
Kompania Naftogaz e Ukrainës, ndaloi blerjen e Gazit natyror nga kompania ruse e energjisë Gazprom, raporton Anadolu Agency .
Në një deklaratë nga Naftogaz theksohet se pas përmbushjes së afatit të marrëveshjes së gazit i cili mbulon tremujorin e dytë të këtij viti dhe duke mos rinovuar një të re Naftogaz që nga 1 korriku nuk do të importojë gaz natyror nga Rusia.
Në deklaratë gjithashtu u theksua se nuk do të ketë asnjë ndërprerje në gazin rus i cili dërgohet në Turqi dhe në Europë nëpërmjet Ukrainës.
Në deklaratën ku vihet në dukje se Naftogaz në lidhje me furnizimin me gaz është e gatshme të kryejë një marrëveshje të re me Gazpromin, theksohet gjithashtu se me mbështetjen e BE-së në lidhje me çështjen e hedhjes së hapave për një marrëveshjeje të re do të jetë në të mirë të të gjitha palëve.
Bashkimi Europian, bisedimet për çështjen e gazit mes Rusisë dhe Ukrainës i filloi ditën e djeshme në Vjenë të Austrisë. Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak, në një deklaratë ditën e hënë kishte pohuar se në gazin e eksportuar në Ukrainë ata mund të bëjnë një ulje prej 40 dollarë për metërkub.