Uliks Fehmiu, përmbushi ëndrrën e babait të tij

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Uliks Fehmiu, djali i parë i aktorit të madh të teatrit dhe filmit Bekim Fehmiu, i cili për fat të keq nuk e pati rastin e volitshëm të aktronte edhe në gjuhën shqipe, duket se megjithatë, ka trashëguar shumëçka nga babai i tij, sidomos sa i përket aktrimit.
Kohë më parë, Uliks Fehmiu, ishte në Prishtinë, ku interpretoi me mjaft sukses në shfaqjen teatrore “Romeo e Julieta”, një bashkëprodhim teatror midis Kosovës e Serbisë, e cila u dha në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe, me këtë rast ne zhvilluam këtë bisedë të rrallë, të cilën mund ta ndiqni në vazhdim.
Ai ne nje interviste me te gjate per Telegrafin ka deklaruar:
“Jam shumë i lumtur që isha këtu. Kjo vizitë ishte shumë më ndryshe se çdo vizitë tjetër më parë. Pra, qëndrova këtu për shkak të angazhimit që mu dha, të cilin nuk e imagjinoja se do ta kisha ndonjëherë. Kjo ishte mundësia që të aktroja në Prishtinë, duke folur gjuhën e babait tim në skenë. Të gjithë e dinë se babai im gjatë tërë karrierës së tij asnjëherë nuk e pati rastin si në skena, ashtu edhe para kamerave të luaj në gjuhën e tij amtare. Për këtë arsye, unë kam nderin dhe jam shumë mirënjohës që më është dhënë kjo mundësi e pabesueshme. Nga ana tjetër, kjo shfaqje, tregon se gjuha nuk është aspak e rëndësishme për ta kuptuar njerëzit njëri-tjetrin, por janë veprimet tona ato që na definojnë si njerëz. Dhe, natyrisht, posaçërisht gëzohem që isha këtu me familjen time, me vëllezërit e babait Bekim, axha Arsim dhe axha Fatmir dhe familjet e tyre…”