Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 1 milion euro për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Një pjesë e këtij buxheti do të shpenzohet edhe për procesin e Stabilizim- Asocimit me BE-në, në kuadër të projektit të Këshillit Britanik.
Këto para i kërkoi sot zëvendësministri i punëve të jashtme Petrit Selimi në mbledhjen e qeverisë, me këtë arsyetim.
“Për ndarjen e mjeteve financiare për sigurimin e këshillave ligjore dhe shërbimeve të ndërlidhura të diplomacisë publike, për përgatitjen e dokumentacionit dhe proceduarave tjera përcjellëse për aplikim dhe anëtarësim si dhe mbarëvajtje të procesit të Stabilizim-Asociimit me BE-në, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në UNESCO, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në agjencitë tjera ndërkombëtare e njohjen nga shtetet tjera”, tha Petrit Selimi,zëvendësminister i Punëve të Jashtme
Paralajmërimi për aplikim në UNESCO, ka ngjallur reagime të shumta në Serbi, duke kundërshtuar këtë nismë të Kosovës, meqë po konsiderojnë se kjo paraqet derën e vogël për të hyrë në Kombet e Bashkuara. Prishtina zyrtare ndërkaq ka përdorur UNMIK-un për ta paraqitur këtë kërkesë. Përveç parave për lobim, qeveria e Kosovës i kërkoi presidentes të jap dritën jeshile për lidhjen e një marrëveshjeje me Gjermaninë.
“Ministra e financave në vazhdën e bashkëpunimit financiar të realizuar ndër vite me Qeverinë Federale të Rep. së Gjermanisë si partnerë I rëndësishëm bilateral për asistencë financiare dhe teknike ka paraparë…ky autorizim që kërkohet nga presidentja është për të nënshkru pjesën e kredisë me bankën gjermane për zhvillim në shumë prej 12 milion euro për projektin që lidhet…”tha Avdullah Hoti, ministër i Financave.
Ministri Hoti poashtu, propozoi që për projektin për ndërtimin e tri shkollave, Ministrisë së Arsimit t’I ndahen 450 mijë euro, nga rezervat e Qeverisë, vendim ky I cili u miratua nga kjo e fundit
“Sipas propozimit të Ministrise se Financave 150 mijë euro për të ndahen për projektin e ndërtimit të shkollës në Ferizaj, 150 mijë euro për ndërtimin e shkollës së mesme në qendër në Podujevë si dhe 150 mijë euro për projektin e ndërtimit të shkollës së mesme në Prizren”, ka thene ministri Hoti.
Në mbledhjen e sotme u shqyrtuan nisma për lidhjen të marrëveshjeve me Zvicrën, Italinë dhe Malin e Zi. Të gjitha këto të paraparë për bashkëpunim kulturor./ 21 MEDIA
