Me rastin e ndarjes së çertifikatave që njohin statusin e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Unioni i Skrimtarëve Kritikëve Shqiptarë reagoi përmes një postimi në Facebook duke vlerësuar se njohja e statusit të veteranit të disa artistëve është bërë në mënyrë të padrejtë ku dihet se gjatë kohës së okupimit serb ata kanë dhënë kontribut të çmuar në përcjelljen e situates në vend.
Ja postimi i plot i Unionit të Shkrimtarëve Kritikëve Shqiptarë
STATUSI I VETERANIT DHE PADRJTËSIA E RËNDË NDAJ KOMUNITETIT ARTISTIK FTESË PËR NJË ORGANIZIM INTELEKTUAL GJITHËPËRFSHIRËSE NE, NUK LUFTUAM MË PUSHKË POR ME PENDË NE E MERITOJMË! SPIUANT JO!
Njohëja e statusit të veteranit të disa artistëve dhe anashkalimi i aktorëve, shkrimtarëve, piktorëve, këngëtarëve, gazetarëve… të cilët gjatë kohës se okupimit kanë dhënë kontribut të çmuar duke shkruar apo raportuar në shtypin e asaj kohe, duke sakrifikuar për të kaluar kufrin ilegalisht për të marrë pjesë në festivale në Shqipëri, duke shfaqur pjesë teatrale nën kontroll të rreptë policor serb, duke shkruar libra kundër sistemit okupues, duke hapur ekspozita në zona të ndryshme të luftës, pjesëmarrja e estradës në të gjitha metropolet europiane e deri në SHBA është skandaloze, irituese dhe ky komision e ka fyer shumë rëndë tërë armatën intelektuale të Kosovës.
Nuk luftuan me pushkê por u vranê nga policia serbe: Fazli Grajçevci, Jusuf Gervalla,Kadri Zeka, Bardhosh Gervalla, Enver Hadri, Vehbi Ibrahimi, Rasim Zeneli, Musa Hoti, ADRIANA AVDUULLAHU….thuhet në këtë postim.
