Manchester Unitedi është duke u përpjekur ta shesë Robin van Persien pa njohurinë e lojtarit, ka thënë ish-futbollisti holandez, Pierre van Hooijdonk.
Këtë verë pritet largimi i sulmuesit nga Old Traffordi, pasi nuk mund të gjejë hapësirë në skuadrën e Louis van Gaalit.
“Që në muajin janar të këtij viti, kam marrë informacion nga Turqia për lidhjen e Robinit me Fenerbahcen”.
“Porsa e mësoni këtë informacion, e keni të qartë se Unitedi ka dërguar njerëz për të shikuar se si janë gjërat”.
“Agjentët dhe të tjerët kërkonin klube të mëdha që mund ta paguajnë pagën e lartë të Van Persiet”.
“Kontrata e Robin skadon në vitin e ardhshëm, prandaj ky është momenti kur Unitedi mund të përfitojë më shumë para për të”, citon Daily Mirror fjalët e ish-sulmuesit të Fenerbahces.
