Manchester United nuk e ka ndërmend të ndalet së përforcuari skuadrën.
Sipas Calciomercato, gjiganti nga Old Trafford tashmë ka filluar përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Lazios, Felipe Anderson.
Braziliani 22-vjeçar është pjesë e skuadrës kryeqytetase nga viti 2013, ndërsa që nga ajo kohë vazhdimisht ka qenë në formë të qëndrueshme.
