Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, ka shpallur konkursin e pranimit të studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore – bachelor për vitin akademik 2015/2016.
Në afatin e parë të konkursit për këtë vit akademike, ky universitet do të regjistroj 1530 student, ku 1350 prej tyre do të jenë të rregullt, ndërsa 180 student me korrespodencë.
Ndërsa, nga ky numër i përgjithshëm, Universiteti do të regjistrojë 14 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi si dhe 250 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Kurse, 35 studentë nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë.
Paraqitja e dokumenteve mund të bëhet nga data 6 korrik dhe studentët do të kenë mundësi t’i dorëzojnë ato deri me datën 13. Ndërsa, provimi pranues mbahet në të gjitha njësitë akademike (fakultete),me datën 20 dhe 21 korrik.
Shpallja e listave të kandidatëve për provim, salla dhe ora e mbajtjes se provimit pranues do të publikohen më 18.07.2015, në ueb faqen e Universitetit, kurse, shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet më 22.07.2015.
