Në shenjë falënderimipër përkrahjen e përhershme të SHBA-ve, edhe Gruaja Demokratike e Kosovës, kremtoi në sheshin e kryeqytetit festën e pavarësisë së tyre.
Kështu u tha përmes një komunikate tjetër të dë rguar nga zyra për komunikim të Partisë Demokratike të Kosovës.
Me këtë rast, kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka Pula uroi popullin amerikan për festën e madhe.
“Përzemërsisht ju ambasadore Jacobson e përmes jush edhe gjithë popullit amerikan ua uroj festën e madhe të pavarësisë 4 Korrikun. Shteti juaj në datëlindjen e 239-të është bërë shtet që simbolizon demokracinë, humanizmin dhe paqen në botë. Uroj për këtë festë gjithë popullin amerikan, ata tatimpagues që japin për kultivim të këtyre vlerave. Populli i Kosovës do të jetë gjithnjë mirënjohës dhe përkrah shtetit dhe popullit, të cilët iu gjenden në luftë dhe ndërtim të paqes. URIME.”, tha ajo Pula.
Kësaj feste, e cila u mbajt në sheshin e kryeqytetit, pranë Teatrit Kombëtar, iu bashkuan edhe shumë qytetarë që bashkërisht të shënojnë në mënyrë simbolike këtë festë.
* * *
NISMA për Kosovën, me rastin e 239 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kënaqësinë e veçantë t’ ua përcjell urimet më të sinqerta institucioneve dhe tërë popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“NISMA për Kosovën, në këtë ditë të veçantë, shfrytëzon rastin t’ iu shpreh mirënjohje të thellë për gjithë ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Kosovën dhe popullin e saj në këto vite vendimtare të historisë tonë shtetndërtuese”, thuhet në njoftim të kësaj partie.
