Ushqimet më të mira për verë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Frutat dhe perimet absolutisht nuk duhet të mungojnë, por thelbësore është që të zgjidhni me vëmendje edhe llojet e ushqimeve, duke preferuar ato që favorizojnë diuresinë (mosmbajtjen e ujit në organizëm). Nëse dëshironi të dini diçka më shumë atëherë, ja disa këshilla për ushqimet më të mira gjatë verës.
Koperi
Për të parandaluar problemin e mbajtjes së ujit, shumë i zakonshëm në verë, mjafton të zgjidhni ushqimet e duhura. Koperi është një prej tyre, sepse është i pasur me fibra që eliminojnë toksinat. Është i mirë edhe për përgatitjen në shtëpi të një çaji me efekt kullues (nxjerrjen jashtë organizmit të ujit të tepërt e jo të shëndetshëm).
Shalqiri
Shalqiri mund të thuhet se mban vendin e parë në kategorinë e frutave me efekt kullues, sepse përmban rreth 90% ujë, i cili së bashku me praninë e potasit, rrit më shumë veprimin e këtij efekti.
Ananasi
Ashtu si shalqiri, edhe ananasi është i pasur me ujë, ndërsa renditet ndër ushqimet që djegin yndyrat, sepse tretja e tij përcakton një harxhim më të madh të kalorive të gjendura në këtë frutë. Ndër të tjera, konsumimi i tij këshillohet edhe për një ushqyerje kundër të nxehtit.
Çaji gjelbër
Çaji i gjelbër ka mjaft cilësi të mira pastruese, por është e këshillueshme që atë ta pini me stomakun bosh për të rritur efektet.
Molla
Në dietën kulluese nuk kanë se si të mungojnë mollët, të duhura për detoksifikimin e organizmit. Mollët ndihmojnë në eliminimin e mbeturinave në trup, ndërsa parandalojnë futjen në organizëm të substancave të dëmshme të ambientit: merita i takon pektinës, substancës e cila gjendet në to.
Domatja
Nëse gjatë verës shqetësoheni për cilësinë e lëkurës suaj, në ushqyerjen tuaj të përditshme mos harroni të konsumoni ushqimet më të mira kulluese anticelulit. Veçanërisht domatet, të cilat kanë një përmbajtje të lartë të ujit dhe të kripërave minerale. Ato favorizojnë eliminimin e toksinave.