Nëse jeni të stresuar, atëherë mendoni se çka hani. Një përzgjedhje adekuate e gjësendeve ushqimore mund t’ju ndihmojë që të ndiheni më mirë dhe me më pak stres.
Patatja e ëmbël – nëse ju pëlqejnë karbohidratet, atëherë përcaktohuni për pataten e ëmbël. Kjo perime e liron ngadalë energjinë dhe nuk shkakton luhatje të madhe të sheqerit në gjak.
Boronicat – janë të pasura me antioksidues dhe vitaminë C, përbërës të cilët janë treguar të dobishëm në luftë kundër stresit. Përpos kësaj, kanë të pasura edhe me fibra, duke e rregulluar nivelin e sheqerit në gjak.
Mishi i gjeldetit – ky mish përmban aminoacidin triptofan i cili ndikon në lirimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, i cili ju bën që të ndiheni mirë dhe e largon stresin.
Mishi i lopës – falë vitaminës B dhe zinkut, mishi i lopës ndihmon që ta tejkaloni stresin. Por, për shkak se ky mish përmban edhe yndyra të ngopura, të dëmshme për zemrën, atëherë hani mish me sa më pak dhjamë.
