Ushqimin gjatë mbrëmjes truri nuk e përjeton si ‘shpërblim’

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Nuk duhet të hani asgjë pas orës 5 apo 6 të mbrëmjes, kështu thotë një studim i fundit rreth ushqimit. Më ç’rast studiuesit kanë ardhur në përfundim se gjatë darkës, ushqimi me kalori të lartë dhe të ulët, më dobët i aktivizon zonat në tru që janë të lidhura me “qendrat për tretje”.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 15 femra të cilave me rezonancë magnetike u është përcjellë aktiviteti i trurit gjatë vëzhgimit të 360 fotove me ushqime të ndryshme – nga frutat dhe perimet me kalori të ultë, e deri te ushqimi i shpejtë me kalori të lartë. Pjesëmarrëseve në këtë studim fotot u janë treguar në mëngjes dhe në mbrëmje dhe pastaj ka pasuar pauza prej 7 ditësh.
Ku ka rezultuar që ushqimi me kalori të lartë ndjeshëm më shumë ka nxitur aktivitetin e trurit se sa ushqimi me kalori të ulët. Studiuesit kanë ardhur në përfundim se truri ushqimin gjatë mbrëmjes nuk e përjeton si ‘shpërblim’. / 21 MEDIA