Vajza e Paul Walker ka publikuar në ‘Istagram’ foto të fëmijërisë me babain, ku ai është duke i dhuruar vajzës një puthje të madhe në faqe. Në fotot e publikuara me Paul, ajo thjesht shkruajti: “Gëzuar ditën e baballarëve”.
16 – vjeçarja, Madow, është vajza e vetme e Paul dhe është viti i dytë radhazi që ajo “feston” pa praninë e tij. Aktori i madh humbi jetën në nëntor të 2013, kur ai ishte 40 vjeç.

