Vajza, mosha kalon!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kur duhet të martohen femrat!? Kur do të jetë martesa e përshtatshme për jetën e një femër? Në kohen kur është duke ndërtuar karrierën e saj apo kur është ora biologjike për martesë? Më poshtë Puhia.com do ju sqaroj disa këshilla që shpresojm do ju ndihmojn lidhur me problemin e martesës tek femrat…

Sipas një artikulli nga “Atlantic Monthly”, se kur është koha e duhur kur femrat duhet të martohen, femrat gjatë të njëzetave të tyre pothuajse janë nën presionin e familjes së tyre për të përfunduar shkollimin dhe për të punuar me shumë në karrierën e tyre dhe kështu që ato janë të fokusuara me shumë në karrierë se sa në fatin e jetës së tyre.

Po ashtu në anën tjetër femrat në moshën 35 vjeçare duket sikur atëherë janë zgjuar për të gjetur fatin e jetës së tyre dhe duket sikur janë duke i bërë gjërat shpejt e shpejt.
Sipas studimit të bërë nga sociolog të shumtë që është prezantuar në këtë artikull,theksohet se femrat nuk duhet që të jenë nën presionin e familjarëve të tyre për shkollim gjatë të 20-ve dhe pastaj për të pritur të 30-at për tu martuar,ngase nuk ka asnjë ndarje të këtillë, as në aspektin kohor dhe as në aspektin e viteve të caktuara.

Ngase nëse do të shkohet me këtë ndarje atëherë kjo do ndikoj në shumë raste për të keq, sepse pas të 30-ve femrat duhet që me nxitim të vendosin për fatin e tyre dhe kjo, mund të bëjë që të mos gjejnë personin e duhur dhe me vonë që të kenë probleme bashkëshortore dhe të vij deri tek divorcet e shumta.

Pra, koha më e duhur që femrat të mendojnë për martesën e tyre apo gjetjen e fatit te tyre është pas moshës 20 vjeçare, gjatë kohës kur janë duke krijuar karrierën e tyre, sepse gjatë kohës së punës mund të takojnë edhe partnerin e tyre dhe kështu qe njëkohësisht duke krijuar karrierën edhe të krijojnë lidhjen e tyre martesore. Edhe pse kjo periudhe mund te shkoj deri tek 30-at,por jo me shumë se 35 vjeç, ngase pastaj duhet të bëjnë zgjidhje të nxituara dhe ndoshta do të kenë dështime të më vonshme. Këto janë disa nga faktet që kanë paraqitur sociologet dhe të cilat fakte janë pothuajse reale dhe duhet edhe të mos injorohen, por të merën parasysh nga çdo femër.