Vajza që u vetëdogj në Qendër të Shkupit (FOTO +16)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një shkupjane në moshë është dëshmitari i vetëm i tragjedisë së sotme që ndodhi rreth orës 13 në Parkun e Qytetit në Shkup, ku një vajzë e moshës 25-30 vjeçare u vetëdogj. Identiteti i saj ende nuk është i njohur, shkruan Plusinfo
Gruaja e shqetësuar me lot në sy ka rrëfyer policëve pamjen që ka parë. Nga policia thonë se ajo ka alarmuar ndihmën e shpejtë por ka kërkuar ndihmë edhe na policia.
Për vajzën ende nuk dihet asgjë. Ajo ka qenë e shtrirë në tokë. Dora e majtë sipas hetuesve është ngritur lartë për shkak reagimit të muskujve. Pjesa më e madhe e veshjes është djegur.
MPB do të bëj hetimin se kush është vajza në fjalë dhe cilat janë arsyet që e kanë detyruar atë të vetëdigjet.
Ky është rasti i parë i vetëdjegjes në hapësirë publike në vend.

1

23