Kreatori Valdrin Sahiti, përveç që po i ecën shumë mirë me kreacionet për gjininë e bukur, para pak kohe ka bërë edhe një hap goxha të madh në botën e modës.
Kreatori më i kërkuar në vend, të paktën nga ata që përbëjnë showbiz-in vendor, Valdrin Sahiti, përveç që po i ecën shumë mirë me kreacionet për gjininë e bukur, para pak kohe ka bërë edhe një hap goxha të madh në botën e modës.
Si njëri ndër kreatorët e parë kosovarë, që ka marr hapin të krijoj dhe dizajnoj veshje edhe për gjininë mashkullore, ai po tregohet shumë i suksesshëm edhe në krijimin e veshjeve për meshkuj.
Kreatori Sahiti, këtyre ditëve ka realizuar edhe fotosesionin e markës VSMan, ku kësaj radhe femrat me fizik të përkryer janë zëvendësuar me meshkuj, të cilët duken shumë modern, nën markën e Valdrinit.


