Valls: Franca mund të përballet me sulme të reja terroriste

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, tërhoqi vërejtjen se Franca po përballet me mundësinë e sulmeve të reja terroriste, pas sulmit në një fabrikë në afërsi të Lionit.
Valls tha se sulmi që ndodhi dje mund të nxisë tendosje në Francë, shteti ky me popullatën më të madhe myslimane në Evropë.
Autoritetet në Francë janë duke e marrë në pyetje 35 vjeçarin Jasin Salhi, i cili dyshohet se është përgjegjës për sulmin kundër fabrikës së firmës amerikane Er Prodajts në qytezën Sen Falavie, në afërsi të Lionit.
Dyshohet se Salhi ka përplasur automjetin e tij në një depo të gazit, duke shkaktuar një shpërthim.
Ai u arrestua disa minuta më vonë. Policia më pas ka gjetur trupin me kokë të prerë të një 54 vjeçari, menaxher i një firme transportuese, në të cilën besohet se ka punuar i dyshuari.
Salhi, me prejardhje nga Afrika e Veriut, për vite me radhë ka qenë i njohur për shërbimet e sigurisë, por ai nuk ka pasur dosje kriminale./21Media