Më shumë se 1300 persona janë evakuuar nga rajoni Aragon, në verilindje të Spanjës, i cili është kapluar nga një zjarr i madh, për shkak të valës së nxehtësisë. Zjarre si pasojë e thatësisë së madhe kanë shpërthyer edhe në Portugali, në veri të kryeqytetit, Lisbonë.
Në luftën kundër zjarreve në Aragon janë përfshirë 500 zjarrfikës dhe 26 aeroplanë./21 Media
