Ministri i financave i Greqisë, Jnis Varufakis, tha se do të paraqes dorëheqje nëse në referendumin e 5 korrikut, për kushtet e marrjes së kredisë ndërkombëtare, votuesit do të thonë “po”. Por, ai theksoi se pret që të votohet kundër dhe se kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, më 6 korrik do të përpiqet “ta forcoj marrëveshjen përfituese reciproke me pjesën tjetër të Evropës”./21Media
