Varrosen mbetjet mortore të të vdekurve në tragjedinë e Alpeve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mbetjet e 150 viktimave që kanë vdekur në tragjedinë e aeroplanit të kompanisë Germanëings që të martën është rrëzuar në alpet franceze janë varrosur gjatë natës.
“varrimi është bërë fshehtas, gjatë natës në varrezat e L.Verne” ka thënë Bernard Bartolini, kryetar i Prad-ot-Blois njëra nga bashkësitë në Alpe që është goditur nga tragjedia franceze.
Pritet se sot më vonë rreth 500 njerëz do të marrin pjesë në ceremoninë për nder të viktimave në mesin e të cilëve 72 janë gjermanë dhe 50 shtetas spanjollë.
Të 150 njerëzit që gjendeshin në aeroplan kanë vdekur në vendin e ngjarjes kur ndihmës piloti Andreas Lubitz me qëllim e ka rrëzuar aeroplanin në male.
“Për familjet e viktimave ky është varrimi i dytë pasi që ata veq se i kanë varrosur mbetjet e më të dashurve të tyre që kanë mundur t’i identifikojnë në bazë të analizave të ADN-së”, ka thënë Francois Balik për AFP-në .