Varufakis: Evropa nuk do të lejojë largimin e Greqisë nga eurozona

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Greqia nuk beson që partnerët e saj evropianë do të lejojnë daljen e saj nga eurozona, ka deklaruar ministri grek i Financave, Janis Varufakis.
Athina po tenton të arrijë një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë mbi parimin para në shkëmbim të reformave, para skadimit të afatit në fund të qershorit, me qëllim që të zhbllokohet kësti i fundit i ndihmave në vlerë prej 240 miliardë euro, nga i cili varët mbetja e Greqisë në Eurozonë.
I pyetur se a ekziston mundësia që Greqia të del nga Eurozona, Varufakis u përgjigj se beson se asnjë zyrtar evropian nuk dëshiron të shoh një epilog të tillë.
Ai tha se nuk beson se asnjë burokrat i besueshëm evropian nuk dëshiron të ecë në këtë rrugë.
I pyetur se a po blofojnë në lidhje me këtë çështje Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, Varufakis u përgjigj se shpreson të jetë ashtu./21Media