Vathët mund të jenë një burim infeksioni për zonën e veshëve pavarsisht se ju sapo i keni blerë ata, kjo për arsye se dikush tjetër mund t’i ketë provuar para jush.
Ja disa këshilla që bëni mirë t’i ndiqni:
Fillimisht vathët duhet të jenë personal e të mos i shkëmbeni me askënd, sepse ata kanë kontakt me gjakun dhe lëngjet e trupit.
Mbasi t’i keni blerë, shpërlajini me ujë të rrjedhshëm dhe lajini me sapun likuid.
Zhysni një copë pambuku në alkool, peroksid hidrogjeni ose krem antibiotik dhe me të fërkoni dhe mbështillni të dy vathët.
Nëse vini re enjtje, fryrje, irritim, skuqje apo ndjeni dhimbje atëherë mund të keni infeksion ose alergji nga lloji i metalit të vathëve. Konsultohuni me një doktor.
