Diplomatë nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë planifikuar të vazhdojnë bisedimet edhe sot në përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare bërthamore, e cila do të lehtësonte sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor. Pas më shumë se dy javë negociata, duke përfshirë tri shtyrje të afatit përfundimtar për të arritur një marrëveshje, ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se afati, nuk do të shtyhet më përtej datës 13 korrik./21Media
