Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht njësia për Kërkim-Shpëtim në ujëra, për të pestën ditë me radhë po zhvillojnë operacione të kërkimit për gjetjen e të riut Sead Alushi, 17 vjeçar, i cili dyshohet se ka rënë në lumin Ibër në Mitrovicë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Mitrovicës Besim Hoti, ka njoftuar se njësitet e kërkim – shpëtimit mbrëmë nuk kanë mundur ta nxjerrin trupin e pajetë që dyshohet të jetë i të riut shqiptar, për shkak të terrenit të vështirë dhe ujërave të rrëmbyeshëm, ndërsa trupin e pajetë e ka marrë përsëri uji.
