Vazhdon dezinsektimi i Prishtinës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës vazhdon edhe sot dezinsektimin hapësinor në kryeqytet. Kjo është faza e pestë dhe njëkohësisht edhe faza e fundit për këtë vitin.
Sipas një njoftimi të komunës, edhe në këtë fazë do të dezinsektohen mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve, si dhetë përdoren preparatet e sigurta që janë të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në SHBA.
Dezinsektimi do zgjasë deri më 17 shtator duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
12.09.2015 Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet),Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton;
13.09.2015 Arbëria, Tophanja, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica;
14.09.2015 Lakrishte, Dardani, Ulpianë ,Vetërnik, Zona Industrialedhe kazerma“AdemJasharit”;
15.09.2015 Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria;
16.09.2015 Taslixhe, Velania, Mati, Sofalia, Taukbashcja dhe Gërmia;
17.09.2015 Bërnicë, Besi , Barilevë, Hajval, Mramur.