Vdekshmëria perinatale mbetet e lartë te komunititet pakicë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Edhe pse vdekshmëria perinatale në Kosovë ka shënuar rënie, një gjë e tillë po mbetet ende e lartë në mesin e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Këto janë të dhënat që janë dalë nga një raport që është punuar rreth situatës së fëmijëve, grave dhe burrave në Kosovë.
Në raport është dalë po ashtu se të ushqyerit me qumësht të gjirit, Kosova është në nivel më të mirë se rajoni; imunizimi në shkallë të lartë me përjashtim të komunitetit Rom, Ashkali, Egjiptian; përmirësim i përdorimit të burimeve të ujit; nivel i ulët i vijueshmërisë së fëmijëve në edukimin e hershëm të komunitetet vulnerabile, etj.
Ky raport është prezantuar sot gjatë një konference për media organizuar nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Zyra e Organizatës Botërore e Shëndetësisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se raporti është në përputhje me motivimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar vdekjet e fëmijëve dhe nënave dhe për të përmirësuar shëndetin e popullatës.
Ministri tha se raporti prezanton edhe disa shqetësime që kanë të bëjnë me përfshirjen jo adekuate të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në procesin e imunizimit, ngecjet në rritje dhe disa probleme shëndetësore, të cilat duhet të adresohen më mënyrë sa më gjithëpërfshirëse.
Ndërkohë që e vlerësoi si fakt pozitiv rënien e vdekshmërisë së foshnjave, Ministri Rrahmani tha se raporti do të merret si referencë e mirë për të përmirësuar indikatorë të ndryshëm shëndetësor, ndërkohë që MSh do ta ngre nivelin e përgjegjësisë dhe llogari- dhënies me qëllim të forcimit të shërbimeve shëndetësore dhe zbatimit edhe të reformës shëndetësore.
Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, tha se raporti jep të dhëna të rëndësishme të cilat do t’i ndihmojnë partnerët për përmirësimin e indikatorëve që lidhen me shëndetin e nënës dhe të fëmijës. Ajo e vler ësoi si shumë të rëndësishëm ngritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe partneritetin mes tyre ne zbatimin e rekomandimeve të raportit. Të dhënat, duhet shikuar në mënyrë të veçantë lidhur me shëndetin e fëmijëve.
Shefi i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla tha se Studimi MICS i kryer për herë të parë në Kosovë sjell në duar disa tregues të gjendjes shëndetësore që i kanë munguar përgjatë gjithë kësaj periudhe.