Në vitin 1976 interpreton rolin e Xhulianës (Guliana) tek “E pafajshmja” nga Luchino Visconti, në vitin 1977 në “Gran bollito” të Mauro Bolognini-t dhe në vitin 1981 te “Pasioni i dashurisë” nga Ettore Scola.
Laura Antonelli, aktorja që në Shqipëri njihet nga interpretimi i saj në serialin televiziv “Përgjithmonë Xhulia” është ndarë dje nga jeta. Ajo u gjet nga pastruesja rreth orës tetë të së hënës në shtëpinë e saj në Ladispoli, ku prej kohësh jetonte.
Nuk është e qartë prej sa kohësh ka vdekur aktorja, që ka mbushur 74 vjeç në nëntor dhe që ka lindur në Ploam në Istria (sot Kroaci). Ka qenë pastruesja, që ka thirrur për ndihmë lidhur me atakun në zemër që ka kaluar aktorja. Komisionari i Shërbimeve Sociale të Komunës ka deklaruar se ka qenë një sulm (atak) në zemër: “Autoriteti gjykues ka vendosur që të jenë vetëm përfundimet e autopsisë dhe jo autopsia”. Laura Antonaz, ishte emri i saj i vërtetë dhe ajo do të mbahet mend si një yll protagonist në kinemanë italiane.
