Dje rreth orës 14:45 në rrugën Vaso Pasha-Dardani të Gjakovës raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture civile me një motoçikletë.
Njoftohet se si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar.
Trupi i pajetë me vendim të prokurorit i është liruar familjarëve për ceremoni mortore ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./21 Media/
