Fituesi i dy çmimeve Oscar dhe kompozitori i muzikës së filmit “Titanik”, James Horner, ka humbur jetën në Kaliforni, në një aksident ajror.
Horner vdiq në një aksident ajror, ku avioni i vogël në të cilin udhëtonte 61-vjeçari u rrëzua në veri të Santa Barbara, mëngjesin e së hënës.
Hornor, ka punuar me regjisorin James Cameron në tre filmat e tij, si dhe në filmat ‘A Beautiful Mind’, ‘Troy’ dhe ‘Apollo 13’.
James Horner, ishte kompozitori i muzikës së filmave të ndryshëm, përfshirë “Field of Dreams”, “Braveheart” dhe “Titanik”, për të cilin fitoi 2 “Academy Awards”.
Aktori dhe regjisori Ron Howard shkroi në Twitter: “Kompozitori brilant James Horner, mik dhe bashkëpunëtor në 7 filma, ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident ajror. I qëndroj pranë të afërmve të tij në këto momente”.
