Vdes tifozi i famshëm brazilian

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Tifozi i famshëm i Brazilit, Klovis Akosta Fernandes, ka vdekur në moshën 60-vjeçare.
Burri që u bë i famshëm gjatë humbjes së verdhebluve 7-1 kundër Gjermanisë në çerekfinalet e Botërorit “Brazil 2014” ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin, njoftojnë mediet braziliane.
Fernandes u shndërrua në një ikonë të përfaqësueses braziliane kur u fotografua duke qarë pas disfatës së rëndë, teksa në dorë mbante një kopje të Kupës së Botës.
“Globo” raporton se 60-vjeçari vdiq në Porto Alegre pasi luftonte prej nëntë vitesh me sëmundjen e rëndë.
Ai udhëtoi në rreth 60 vende të botës për ta ndjekur skuadrën e zemrës në më shumë se 150 ndeshje gjithsej në stadium.