Erion Veliaj është kryebashkiaku i ri i Tiranës. Kandidati i majtë është zgjedhur si kryebashkiaku i ri i kryeqytetit me një rezultat rekord, përballë pesë kandidatëve të tjerë, të cilët ishin pjesë e garës.
Në fjalimin e tij të fitores, Veliaj falënderoi të pesë kundërshtarët e tij në garën për Tiranën, veçanërisht kandidatin e djathtë, Halim Kosova. Veliaj vlerësoi kontributin e Kosovës në zgjedhjet e 21 qershorit, duke i bërë ftesë për bashkëpunim.
“Për 30 ditë gjeneruam një fushatë qytetare, nevojat që ne thamë diskutohen çdo darkë, duke dhënë shembull edhe për qytetet e tjera që, në fund shkuam te zgjedhjet më të lira, më të ndershme që, janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipërinë,tha ndër të tjera Veliaj.
