Pas nuk është caktuar ende seancë paralamentare për rishqyrtimin e amendamenteve kushtetuesetë për Gjykatën Speciale, ambasadorët vendeve të ndryshme në Prishtinë vazhdojnë t’u bëjnë thirrje deputetëve ta votojnë atë, sepse është në të mirë të vendit. Këtë e bëri sot edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese gjatPas nuk është caktuar ende seancë paralamentare për rishqyrtimin e amendamneteve kushtetuesetë për Gjykatën Speciale, ambasadorët vendeve të ndryshme në Prishtinë vazhdojnë t’u bëjnë thirrje deputetëve ta votojnë atë, sepse është në të mirë të vendit. Këtë e bëri sot edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese në një intervistë për RTV21.
“Si komunitet ndërkombëtar ne mund të japim këshilla dhe propozime, por nuk mund të ndikojmë apo interevenojmë tek autoritetet që vendosin për këtë gjë. Ne jemi vend mik i Kosovës dhe nëse insitiojmë të krijojmë këtë Gjykatë, e bëjmë këtë, sepse duam të mirën Kosovës”, tha Andreas Ferrarese, ambasador i Italisë në Kosovë.
I pyetur nëse kanë bashkërënduar veprimet me vendet e Kuiniti rreth Gjykatës Speciale, Ferrrarese bëri të ditur se të gjithë konsiderojnë se kjo gjykatë është në të mirë të Kosovës.
“Jemi gjithëmonë në kontakt dhe në bashkëpunim me vendet të Kuiniti, flas në emër të Iltalisë, mirëpo si mik i vendit tuaj dhe në përgjithësi në bashkëpunim me vendet të tjera të Kuintit, të gjitha vendet mendojnë se krijimi i kësaj gjykate është në të mirë të vendit tuaj”, shtoi : Andreas Ferrarese, ambasador i Italisë në Kosovë.
Duke komentuar mosvotimin e amandamenteve për Gjykatën Speciale, në seancën e 26 qershorit, ambasadori i Italisë, Ferrarese, këshillon deputetët kosovarë që themelimi i kësaj gjykate të mos i lihet në dorë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Nuk do të thosha se votimi ishte shumë i keq, por krijimi i kësaj gjykate nga Këshilli i sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me siguri se nuk është assesi i mirë, prandaj shumë më mirë është që këtë ta bëjë vendi juaj”, porositi Andreas Ferrarese, ambasador i Italisë në Kosovë./ 21 MEDIA
