Sipas një studimi të “Hotels.com”, i cili përllogariti çmimet mesatare të produkteve specifike të cilat duhej të paguheshin nga turistët në hotele me tre, katër dhe pesë yje në qytetet më të mëdha të botës. Po sipas këtij studimi, për të tretin vit radhazi, Gjeneva u kategorizua si qyteti më i shtrenjtë në botë.
Gjeneva – Duhet të paguash 37. 80 dollarë për një hamburger dhe 6.19 dollarë për një filxhan kafeje. Gjeneva renditet në qytetet më të shtrenjta të botës për të ngrënë një vakt. Gjithashtu një gotë verë e kuqe kushton 12.13 dollarë dhe një sanduiç 30.59 dollarë. Në total shpenzimet e një vakti modest në Gjenevë, qytetin më të shtrenjtë të botës sipas këtij klasifikimi shkon 86.71 dollarë.
Parisi – Në qytetin e ashtuquajtur qyteti i të dashuruarve, një hamburger të pakëson portofolin me 29.79 dollarë, një filxhan kafeje kushton 5.79 dollarë, një gotë verë e hapur 12.81 dollarë dhe një sanduiç 24.39 dollarë. Në total me 72.62 dollarë për një vakt, Parisi duket se e meriton vendin e dytë.
Honk Kongu – Çmimet e kripura që e çojnë vlerën e një vakti jashtë në 71.34 dollarë e rendisin Hong Kongun të tretin më të shtrenjtë. Një hamburger në këtë vend kushton 30.57 dollarë, një kafe 7.39 dollarë, një gotë verë e kuqe 12.29 dollarë dhe një sanduiç 21.09 dollarë.
Oslo, Norvegji – Renditja vazhdon me Oslon në Norvegji, qytetin ku një hamburger të kushton 31.18 dollarë dhe një filxhan kafeje 4.80 dollarë. Për një gotë verë të kuqe do t’ju duhet të shpenzoni 12.32 dollarë dhe për një sanduiç 20.12 dollarë. Besojeni ose jo, çmimet vijojnë duke u rritur. Për momentin kosto totale e Oslos shkon në 68.42 dollarë.
Londra- Kosto totale e Londrës është 65.45 dollarë, ku për një hamburger duhet të paguash 25.74 dollarë dhe ku një filxhan kafeje shkon në 6.10 dollarë. Vera është më e lirë se në Oslo të Norvegjisë, me 11.53 dollarë dhe një sanduiç kushton 22.08 dollarë.
Nju Jork – I dhjeti për nga shtrenjtësia ndër ‘shokët’ e tij edhe më të shtrenjtë, qyteti i Nju Jorkut ofron një hamburger për 24.26 dollarë, një filxhan kafeje për 5.38 dollarë dhe një gotë verë për 12.31 dollarë. Për 17.69 dollarë ekstra do të mund të konsumoni një sanduiç duke e çuar kështu koston e një vakti jashtë në 69.64 dollarë. Mirë se vini në botën e shtrenjtë!
