Me rastin e inaugurimit të Ambasadës së Kosovës në Londër ku edhe është nderuar me titullin “Ambasadore e Nderit e Kosovës, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, janë parë edhe veprat e shpërblyera të artistëve shqiptarë nga diaspora, të cilat tashmë janë vendosur në muret e këtij institucioni.
Veprat e Alketa Xhafa Mripës, Gaz Ejupit, Blerim Racaj, Dardane Hadri e Lule Muqaj tashmë kanë zënë vend në këtë objekt ku janë parë edhe nga të pranishmit e shumtë të cilët kanë qenë prezent gjatë ditës së premte.



