Veseli ngushëllon familjet e punëtorëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjarët e punëtorëve kosovarë që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës në Kazakistan.
“Kjo tragjedi na preku thellë, sepse ndodhi larg vendit tonë, duke prekur punëtorët të cilët me përkushtim u angazhuan për mirëqenien e familjeve të veta. Në këto momente të rënda për Familjet e prekura nga kjo tragjedi, më të dashurve të tyre Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të lënduarve shërim sa më të shpejtë“, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Veseli.
Telegram ngushëllimi familjeve të këtyre punëtorëve u ka dërguara edhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu.