Veseli opozitës: Të debatojmë në Kuvend

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa do të raportoi të enjten në seancën e parë të Kuvendit për sesionin vjeshtor, rreth marrëveshjeve të arritura në Bruksel në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kështu ka vendosur kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot, ndonëse me këtë nuk u pajtuan partitë opozitare. Madje e quajtën hajgare dhe tallje me Kuvendin kërkesën e kryeministrit për informim të legjislativit për marrëveshjen, derisa vlerësuan se kreu i ekzekutivit duhet të jap përgjegjësi për dëmin që ia ka shkaktuar Kosovës me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve. Opozita, lëshoi mbledhjen para se kryetari të hidhte në votim kërkesën e kryeministrit.
Veprimet e sotme të opozitës i kritikoi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke i quajtur jo serioze.
Derisa, ka ftuar spektrin opozitar që ta shterin debatin bashkërisht me pozitën në Kuvendin e Kosovës rreth marrëveshjeve, e jo të bëjë zhurmë e të mos jep asnjë propozim as alternativë se si të gjendet zgjidhja.
“Kemi me 17 shtator në ora 10 seancën plenare, do të ketë raportim të kryeministrit të Kosovës për marrëveshjen e arritur në Bruksel me 25 gusht 2015…Opozita nuk ke serioze. Biseduan me ju, dolën ju drejtuan ju dhe të njëjtën kohë nuk e morëm vesh asnjë aspekt se çfarë thanë dhe cilat kenë vërejtjet e tyre”, tha Veseli.
Opozita ishte kundër këtij informimi për marrëveshjet e arritura në Bruksel, duke i quajtur ato ndarje për shtetin e Kosovës, për çka sipas opozitës në vend të informimit, kryeministri Isa Mustafa duhet të jap llogari.
Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca e ka quajtur bosnjëzim të Kosovës nënshkrimin e marrëveshjes së fundit me Serbinë për krijimin e Asociacionit. Ai, tha se kryeministri e ka qit nënshkrimin në një dokument ku Serbia e konsideron Kosovën si pronë të vetën.
“Tjetra çka është më skandalozja ka të bëjë me asociacionin e komunave serbe. Ky është definitivisht bosnjëzim i Kosovës çka na ka ardhur me këtë marrëveshje, kjo i jepet zajednicës për ta zgjedhur komandantin rajonal të Policisë që i përfshirë gjashtë komuna edhe Vushtrrinë dhe Skenderajn dhe tash me Asociacionin që ka të drejtë të referoj çështje në Kushtetuese, me asociacionin që do të ketë të drejtë për iniciativa ligjore që nuk është kategori kushtetuese, unë mendoj që kjo është autonomi territoriale politike që iu ka dhënë Serbisë nëpërmjet kësaj marrëveshje”, tha Konjufca.
Ndërsa shefja e grupit parlamentar të AAK-së Donika Kadaj-Bujupi tha se është skandaloze çështja e pronave të Kosovës në Veri, pasi Qeveria me marrëveshjen e fundit ka pranuar që të gjitha pronat që gjendën në Veri të jenë në pronësi të Asociacionit.
“Nëse e shihni përveç katër fuqive ekzekutive në katër fusha jetike për vendin, është çështja më skandaloze ku kryeministri Mustafa e ka vu nënshkrimin e vet është çështja e pasurive të paluajtshme, ku përmes këtij dokumenti, nuk e di a e keni lexuar, a e keni parë, sepse besoj që secili deputet që e lexon do të votoj kundër, parashihet që pronë e paluajtshme në territoret e këtyre komunave të jetë pronë e asociacionit. Do të thotë Isa Mustafa e ka nënshkruar që Ujmani, Trepça, pjesa e veriut të jetë pronë e këtij asociacioni i cili në asnjë moment nuk i jep llogari institucioneve të Kosovës”, theksoi Kadaj-Bujupi.
Kadaj-Bujupi tha se marrëveshjet e fundit të nënshkruara në Bruksel dhe Asociacioni do ta kthejnë Kosovën në vitin 1974, madje edhe me të varur ndaj Serb isë se sa atëherë.
Përkrahje raportimit të kryeministrit i kanë dhënë dy partitë në koalicionin qeverisë, PDK dhe LDK.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci tha se marrëveshjet me Serbinë duhet të diskutohen në Kuvend dhe të iu jepet mundësia secilit deputet që të jap vlerësimin e vet rreth tyre. Derisa, për veprimet e opozitës tha se po mbjellin huti tek qytetarët.
“Opozita e lëshoj mbledhjen gjë që dëshmoj se më tepër është interesuar të mbjell huti të qytetarët e Kosovës, për çka ata kanë nevojë që vërtetë tu thuhet e vërteta se çka në të vërtetë është duke ndodhur. Ju keni dëgjuar deklarata të opozitës, keni dëgjuar deklarata të përfaqësuesve të shoqërisë civile, por edhe të opozitës që bien ndesh njëra me tjetrën dhe qytetarin e kanë hutuar. Prandaj vlerësojmë, në emà «r të grupit parlamentar që të ulemi të bisedojmë këtë çështje pa ngarkesa, dhe të bisedojmë me koka të ftohura”, tha Grabovci.
“Vërtetë duke ua njohur të drejtën, është shumë normale që opozita kanë të drejtë të thonë mendimin e vet, por sjellja e sotme, ju patë vetë, që ata kanë dëshirë të bëjnë shumë zhurmë. Kur dëshiron t’i ballafaqosh eventualisht edhe pse nuk ishte vendi, për një shterje të kësaj teme për elaburimin e marrëveshjeve, sepse është Kuvendi. Në njërën anë kërkonin që kjo është dashur të shkon në Kuvend, derisa sot u pa që nuk ishin të gatshëm që kjo të shkon në Kuvend. Si alternativë të Kuvendit ata e akne rrugën, por është e drejt e tyre deri në shkallën e tillë që nuk bënë assesi që të shndërrohet në diçka që rrezikon jetën e qytetarëve dhe pronën shtetërore”, tha Beqiri.
Opozita paralajmëroi kundërshtim ndaj Gjykatës Kushtetuese pasi ta jap vendimin për themelimin e asociacionit.
“Unë mendoj se Gjykata Kushtetuese nëse e pranon shqyrtimin e vendimit të Qeverisë, atëherë duhet të përballet me një kundërshtim mesë legjitim, pse atëherë Gjykata e përjashton një pjesë të spektrit politik të Kosovës, është diskriminuese. A e dini ju se VV e ka dërguar marrëveshjen me Serbinë në Kushtetuese dhe kushtetuesja e jep përgjigjën se nuk e shqyrtoj marrëveshjen me Serbinë, derisa ajo e përmban brenda formimin e Asociacionit, e tash kur po vjen Asociacioni kushtetuesja mund ta pranoj”, thekson Konjufca.
Derisa rreth protestave, opozita ende nuk ka një datë se kur do të filloj organizimin e protestave për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë, sidomos krijimin e asociacionit.
Në seancën e së enjtes përveç raportimit të kryeministrit, në rend dite do të jenë edhe dy projektligje dhe interpelanca e ministrit të Bujqësisë Memli Krasniqi./kp/