Vet partitë degradojnë demokracinë e mbrendshme

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në prezantimin e hulumtimeve lidhur me zgjedhjet e brendshme partiake në Kosovë, si dhe integrimin e partive politike në organizatat ndërkombëtare, u tha që partitë politike vazhdojnë të mbesin të fokusuara tek lideri, dhe se vendi ynë nuk ka ndonjë përvojë aq të gjatë të demokratizimit.
Po ashtu në prezantimin e këtij hulumtimi që e ka bërë Konrad Adenauer Stiftung dhe Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave u tha se partitë politike në Kosovë që nga pas lufta e deri më tani kanë pësuar ndryshime të mëdha, duke degraduar demokracinë e brendshme gjë e cila më pas ka reflektuar edhe në institucione.
Zenun Pajaziti nga PDK-ja tha se përvoja e Kosovës në demokraci është ende e re krahasuar me vendet e rajonit dhe po bëhet mjet në transparencën e partive politike.
Pajaziti: Kosova nuk ka përvojë aq të madhe në demokraci
“PDK si parti më e madhe në vend ka arritur një fazë, po e përjeton pjesën e dytë të përvojës së saj si parti në pushtet, ka qenë përfundimisht ekziston një dallim tek sfidat e partive sa janë në opozitë dhe pozitë. Me siguri se në fazà «n e dytë që e përsërit, mëson nga pjesa e parë dhe e përmirëson… Për demokracinë që në këtë vend dhe për demokracinë e partive politike nuk është se është njëfarë përvoje e madhe njëfarë historiku aq i madh”, tha Pajaziti.
Ndërsa, Teuta Sahatqiu nga LDK-ja tha se partitë politike kanë kaluar në një fazë të transformimit nga lëvizjet gjithëpopullore siç ishte LDK, në parti moderne.
Sahatqiu: Partitë politike kanë ndërruar synimet e tyre
“ Partitë politike ndryshojnë prej kohës kur janë krijuar edhe sot. Në fakt mendoj që është normale të pritet ai ndryshim. Në fakt shumica e partive politike së paku për LDK-në, është krijuar në kohën kur ka qenë më tepër si lëvizje gjithwpopullore, kur ka pasur arsyen e krijimit e kur më pak ka qenë partitë politike moderne e kohës së sotme. Pas luftës aq më tepër pas arritjes së pavarësis ë ajo skena politike në Kosovë ka ndryshuar dhe është mirë që ka ndryshuar dhe partitë politike kanë tentuar që të shndërrohen në parti fare janë në demokracitë e vjetra”, tha Sahatqiu.
Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, nga NISMA tha se në demokratizimin e shtetit duhet të ndikojnë partitë politike dhe jo e kundërta.
Krasniqi: Partitë politike duhet të demokratizojnë shtetin e jo e kundërta
“Shteti e ka vështirë në sistemin demokratik t’i demokratizoj partitë politike, pasi që partitë politike do të duhej të jenë mekanizmat kryesor që demokratizojnë shtetin … kush e përcjell me vëmendje nuk e ka vështirë ta vërej se demokracia është degraduar, dhe nuk është problemi këtu, por duke shkuar në këtë degradim dhe duke degraduar demokracinë e brendshme, ato parti politike kanë marrë pushtetin dhe logjikën e autoritarizmit qà « e përdorin në partitë politike e bartin edhe në institucione”, tha Krasniqi.
Sipas tij, partitë politike pas luftës kanë qenë më demokratike se tani dhe se pushteti i partive politike vazhdon të mbetet i koncentruar te lideri.
Në prezantimin e këtyre hulumtimeve u dhanë edhe disa rekomandime në lidhje me temat e prezantuara nga ana e organizatorëve të saj, të cilët thanë se në Kosovë shumë pak diskutohet lidhur me zgjedhjet brenda partive politike dhe me mënyrën se si funksionojnë ato duke u arsyetuar me atë se këto janë çështje të rregullimit të tyre të brendshëm.