Vetëm 14 % e asaj që thonë kompanitë kozmetike është e saktë!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se vetëm 14 përqind e pretendimeve të kompanive kozmetike në lidhje me efektet e dobishme të produkteve të tyre janë të sakta.
Profesorë dhe studiues nga Universiteti Valdosta, Universiteti Georgia dhe Universiteti Linkoln i Nebraskës kanë studiuar reklamat për bukurinë dhe kozmetikën në shtatë revista të njohura për femrat.
Sipas “Daily Mail”, studimi shkencorë në fund tregoi se vetëm 14 përqind e pretendimeve të reklamave të kompanive kozmetike për kujdesin e lëkurës dhe bukurinë janë të pranueshme.
Rezultatet e anketës zbuluan edhe disa pretendime të rreme që ekzistojnë në lidhje me kremin kundër rrudhave.
Hulumtimet kanë treguar se një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve janë shumë skeptik në lidhje me përdorimin e disa produkteve kozmetike.