Veteranët-deputetëve: Mos votoni ndryshimet kushtetuese

НАЈНОВИ ВЕСТИ

E plotësuar)
Deputetët e Kuvendit të Kosovës po dalin para protestuesve të cilëve iu kanë thënë se si opozitë po mundohen t’i bindin deputetët që mos ta votojnë Gjykatën Speciale.
Salih Salihu, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se seanca është tu vazhdu po mendojmë që nuk do të miratohet Specialja.
“Opozita është t’u bo thirrje mos me votu Specialen. Në vend të mirëqenies ata po krijojnë Gjykatën Speciale. Dy partitë që po dëshirojnë që me çdo kusht me u themelua Specialja janë PDK-ja dhe LDK-ja”, ka thënë Salihu.
Ndërsa, Besa Baftiu, ka thënë se janë t’u e kundërshtua vazhdimisht themelimin e Speciales sepse po preket lufta e UÇK-së.
“Nuk është e nevojshme themelimi i kësaj gjykate. Jemi kundër Gjykatës”, ka thënë Baftiu.
Thirrje për të mos e votuar Specialen ka bërë edhe Xhavit Jashari nga organizatat e dala nga lufta.
“Ata që votojnë këtë gjykatë duhet ta dinë që kjo gjykatë prek luftën e pastër të UÇK-së. Deputetë duhet t’i thonë jo Gjykatës Speciale. Lufta që është zhvillu, është zhvillu për liri andaj ju lus protestues që të qëndroni ende në protestë mos të largoheni”, ka thënë Jashari.
………………………………….
—————-
(E plotësuar )Drejtuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, edhe një herë i kanë bërë thirrje deputetëve që të mos votojnë ndryshimet kushtetuese dhe të dalin jashtë që t’i bashkëngjiten atyre në protesta.
Faton Klinaku, sekretar OVL-së ka thënë se është turp për deputet e Kosovës një ligj të tillë.
“Përderisa Serbia ka shkaktuar gjenocid ndaj popullatës civile, nuk duhet të kemi frikë nga askush se votën e kanë nga populli dhe është mirë që gishtin ta vënë ne kokë e të mos i bëjnë keq Kosove”, ka thënë Klinaku.
Ndërsa Milami Gashi, nga Klina, familjarë i dëshmoreve i ka bërë apel deputetëve që mos ta votojnë Specialen.
“Është në dëm të Kosovës dhe është e një anshme”, ka thënë Gashi.
Edhe përfaqësuesit e invalidëve të luftës i kanë porositur deputetet që mos ta votojnë dhe të dalin jashtë që t’i bashkëngjiten atyre në protesta.
Veteranët para Kuvendit deri të merret vendimi
(E plotësuar)Disa protestues kanë filluar të shpërndahen por organizatorët e kësaj protestë kanëftuar ata që të mos shpërndahen por të qëndrojnë para kuvendit deri sa të kryhet seanca dhe të merret vendimi.
Ata po protestojnë kundër Gjykatës Speciale.
Protestuesit në oborrin e Kuvendit, kërkojnë nga deputetët ta lëshojnë seancën
Protestuesit hynë në oborrin e Kuvendit.Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, u kanë bërë thirrje deputetëve që ta lëshojnë seancën dhe t’i bashkëngjiten ushtarëve, familjarëve të dëshmorëve kundër Gjykatës Speciale.
Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, Time Kadrija dhe Lah Ibrahimi, janë në mbështetje të protestës.