​Vetëvendosje e sulmon veturën e Mustafës me vezë të prishura

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Para pak minutash aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes kanë hedhur vezë të prishura në veturën e Kryeministrit Isa Mustfa, derisa ky, nën përcjelljen e mbi 100 policëve specialë, po shkonte si mysafir në një emision në Radiotelevizionin e Kosovës.
Në një komunikatë të kësaj Lëvizje thuhet se ata do të vazhdojnë aksionet dhe protestat për ta bërë jofunksionale këtë Qeveri e cila sipas tyre po e defunksionalizon shtetin e Kosovës.
“Do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Isa Mustafës”, thuhet në komunikatën e VV-së