Një 20-vjeçare i jep fund jetës për dashurinë e pakthyer. E reja kreu vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca e një pallati, pranë zonës së “21 Dhjetorit” në Tiranë, në rrugën “Artan Lenja”.
Viktimë mësohet se ka mbetur 20-vjeçarja Ida Xherahu, nga Fieri, e cila studionte në Fakultetin e Inxhinierisë. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se, është bërë dashuria e viktimës ndaj një femre tjetër, e cila nuk iu është përgjigjur ndjenjave të studentes nga Fieri.
Burimet jozyrtare bëjnë me dije se, viktima para se t’i jepte fund jetës kishte lënë një letër sqaruese. Në letër thuhet se, viktima vendosi të kryente vetëvrasje për dashurinë e pakthyer.
Letra e të ndjerës: Unë po iki që të mbetet ty brenga
Letra e publikuar nga agjencia NOA raportohet se, është shkruar në momente të rënda psikologjike të së ndjerës, e cila përcjellë një mesazh për femrën tjetër.
Nga teksti kuptohet se mes tyre kishte një raport, por nuk dihet ende nëse ishte në kufijtë shoqërorë apo kishte avancuar.
“Dashuria ime ka qenë e sinqertë, por ti kështu ke bërë gjithmonë. Po hidhem sepse nuk po e duroj dot këtë që po më bën. Ti më mashtrove, unë nuk duroj dot më, të kam shumë xhan. Unë po iki që të mbetet ty brenga, të kam shumë xhan”, përfundon letra e studentes 20-vjeçare nga Fieri.
