Vëzhguesit: Ka pasur 31 incidente gjatë procesit të votimit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Koalicioni i Vëzhguesve vendor ka dalë me një raport pasditen e sotme ku ka bërë një rezyme të të gjithë procesit të votimit kryesisht gjatë paradites.
Në tërësi situata është paraqitur e qetë dhe e rregullt por nuk kanë munguar incidentet, edhe pse të izoluara. Konkretisht vëzhguesit e Koalicionit për Zgjedhje të Lira, të Ndershme e Demokraci folën për një sërë incidentesh të natyrave të ndryshme.
Mirela Bogdani, eksperte ligjore e KZLNDQ-së tha se ka pasur ndërprerje votimi në 4 raste në qytetet Tiranë, Shkodër dhe Fier. Po ashtu në Tiranë dhe në Korçë në 5 raste nuk u garantua fshehtësia e votimit, 3 raste të votimit familjar u raportuan në Dibër dhe Shkodër, 5 raste të asistencës së papërshtatshme të votuesve u panë në Tiranë dhe në Vlorë, 2 raste të personave të paautorizuar dhe 12 raste të zhvillimit të fushatës para Qendrave të Votimit.
KZLNDQ ka shpërndarë 1000 vëzhgues të palëvizshëm e të paanshëm sipas një kampion i të rastësishëm dhe përfaqësues në të gjithë Shqipërinë si dhe në bashkitë e Tiranës, Shkodrës, Durrësit dhe Himarës.