Victoria Nuland viziton Kosovën

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka konfirmuar sot vizitën që do t’i bëjë vendit tonë ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland.
Këtë ajo do të bëjë në kuadër të një turi që e ka nisur sot nga Zvicra. Ajo do të vazhdojë vizitën në Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Serbi dhe Ukrainë.
Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit gjatë vizitës në Kosovë Nuland do të flasë me zyrtarët për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.