Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal ka arritur marrëveshje me Real Madridin, njofton gazeta katalane Sport.
Kiliani thuhet të jetë pajtuar me Los Blancos për një marrëveshje pesë-vjeçare, ndërsa aktualisht gjendet në Kili me kombëtaren, duke përfaqësuar vendin e tij që e zhvillon finalen e Kupës së Amerikës të shtunën.
Madrilenët thuhet se kërkojnë që Juventusi të reduktojë kërkesën për lojtarin, vlera e të cilit thuhet të jetë rreth 30 milionë euro.
Ditë më parë u raportua nga mediat evropiane se 28-vjeçari kishte arritur marrëveshje me Arsenalin, mirëpo këto spekulime i ka hedhur poshtë agjenti i lojtarit.
