Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut është ditë që u kushtohet dhuruesve të gjakut për hir të sakrificës që ata bëjnë si dhe rritjes së ndërgjegjes për të pasur sa më tepër dhurues vullnetarë të gjakut.
Kjo ditë mbahet çdo 14 qershor të çdo viti duke filluar nga viti 2004 dhe sot shënohet edhe në Kosovë.
Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut nga njerëzit vullnetmirë dhe pa pagesë.
Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident (të çdo forme) apo ndërhyrje kirurgjikale të shoqëruar me hemorragji, por edhe si kurë shoqëruese në disa patologji si anemitë si talasemia, hemofilia, anemitë hemolitike, leukemitë, të transplantuarit, etj…
Ndryshe për këtë ditë, të gjithë njerëzit do të kenë mundësi të dhurojnë gjak në sheshin ”Nënë Tereza” në Prishtinë.
Ky aktivitet tashmë është bërë tradic ional dhe bëhet çdo vit në të njëjtën kohë. E sot për nder të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, Iniciativa Qytetare Pozitive e Rahovecit në bashkëpunim me këtë qendër do të kenë ceremoninë kryesore të dhurimit të gjakut.
Gjithashtu, dhurimi i gjakut gjatë ditës së nesërme dhe dy ditëve tjera pas saj, do të vazhdojë brenda Qendrës së Transfuzionit në Prishtinë dhe në sheshin “Nëna Terezë”.
