Dje policia ka arrestuar katër persona të dyshuar në lidhje me rastin e ‘vjedhjes së rëndë”, të ndodhur më 25.07.2015 në fshatin Dubravë të Kaçanikut.
Sipas viktimës, (Xh. F. M.), të dyshuarit: Y.H. (39 vj.) N.M. (50 vj.) V.D. (22 vj.) dhe S.S. (22 vj.), deri sa viktima nuk ishte në shtëpi, të dyshuarit kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur stoli ari në vlerë prej 10 mijë Eurosh dhe para të gatshme 2 mijë euro.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, katër të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe të njëjtin janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj.
