Vrasësi i turistëve çek: Ma bëni hallall!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sokol Mjacaj ishte harruar nga opinioni publik për pak kohë.
Por personi i akuzuar për vrasjen e dy turistëve çekë rikthehet në qendër të diskutimeve në rrjet pasi ka dhënë një intervistë për GSH.
Ai shpreh pendesë për krimin e bërë dhe u thotë prindërve të turistëve çekë që “t’ia bëjnë hallall”.
Por në rrjet ka revoltë për këtë intervistë. Disa thonë se në zërin e tij nuk sheh dhe aq shenja pendese.
Mjacaj thotë se ka vepruar krejt i vetëm në këtë ngjarje.
Ai thotë se çiftin çek i ka vrarë për t’i grabitur.
“Jam shumë i penduar. Ajo çfarë ndodhi nuk kthehet më pas. Të kisha sesi ta ktheja, do isha gati. Disa njerëz mendojnë se flet kot ky, por ata… unë e mendoj vetë, do jepja jetën time në vendin e tyre”.
“Prindërve të tyre u kërkoj shumë ndjesë. Ma bëni hallall për çfarë u kam bërë. Ju kërkoj shumë falje”.
Sokoli thotë se flet në telefon vetëm me vëllanë e tij. Ndërkohë e kanë vizituar edhe dy djemtë e dajës.