Një vrasje e ndodhur në Sarandë pesë ditë më parë qe perjetuar rëndë edhe për faktin se u spekulua se ajo kishte ndodhur pas një zënke të viktimës me disa kosovarë, duke lënë të kuptohej se autorët e saj ishin nga Kosova.
Mirëpo Policia ka publikuar fotot e autorëve të vrasjes së shtetasit Edmond Theodhori, në Sarandë, më datë 10 korrik. Ata janë Enkelejd Hysa, 25 vjeç lindur dhe banues në Laç; Ylli Reçi, 23 vjeç lindur dhe banues në Gjorm-Krujë, Ajman Zyba, 21 vjeç lindur dhe banues në Laç, njofton Shqip.
Ndërkohë, të afërmit Gani, Elion dhe Keivi Hysa përkatësisht 41, 31 dhe 23 vjeç, të tre nga fshati Gjorm i Krujës, janë shpallur në kërkim.

