Vrasje në Sarandë-Tash ngatërrohen edhe me kosovarët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një 42-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para pas mesnate në qytetin e Sarandës.
Viktima, Edmond Mehmeti, u qëllua në vendin e quajtur Rruga e Turizëm-Kanali i Cukës.
42-vjeçari është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar brenda në automjetin e tij.
Nga të dhënat e para policia ka dyshime që vrasja ka të bëjë me larje hesapesh, por gjithashtu nuk përjashtohet pista e një konflikti banal mes Mehmetit dhe autorëve të vrasjes që mendohet se janë më shumë se një.
News24 raporton se Mehmeti ka pasur një konflikt banal me disa kosovarë.
Ata janë të dyshuarit kryesorë të këtij krimi.
42-vjeçari Edmond Mehmeti kishte në pronësi një lavazh në qytetin e Sarandës.
Policia e qytetit bregdetar ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve të ngjarjes.