Një vepër penale me elemente të ‘vrasjes në tentativë’ është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 23:40 të datës 6 korrik 2015 në parkun e qytetit në Mitrovicë.
Njësitë policore në nivel të stacionit dhe Njësia e Hetimeve Rajonale i janë përgjigjur rastit dhe menjëherë kanë proceduar me vendin e ngjarjes, ku sipas dëshmitarëve ishte bërë e ditur se kishte ndodhur një rrahje në mes të disa personave, ku më pas dy nga ta kishin kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin rajonal në Mitrovicë, si pasojë e lëndimeve të marra nga mjeti (thikë). I lënduari, viktima A. S. 17 vjeçar, pas tretmanit fillestar në spitalin e Mitrovicës është dërguar për në QKUK, ku gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa i lënduari dytë viktima Q. R. 16 vjeçar që kishte kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve pas tretmanit është liruar.
Hetimet e para policore nën autorizimin dhe prezencën e prokurorit, të nisura nga vendi i ngjarjes, kanë bërë të mundshëm identifikimin e vendndodhjes dhe arrestimin e katër personave të dyshuar, të përfshirë në rast:
Gjithashtu në vendngjarje është gjetur dhe është konfiskuar thika, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, e cila do të procedohet si provë materiale.
Nga hetimet e para bazuar në deklaratat fillestare si: të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve, incidentit kriminal dyshohet t’i ketë paraprirë një zënkë e çastit që fillimisht kishte filluar me fjalosje në mes të dyshuarve dhe viktimave, që më pas ka rezultuar me përdorim të thikës nga ana e të dyshuarve.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit F. M. është caktuar masa e ndalimit policor mbi dyshimet dhe provat e siguruara për vepër penale ‘vrasje në tentativë’, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë për pjesëmarrje në rrahje janë liruar për procedurë të rregullt.
