Të paktën 27 persona janë vranë në një sulm të armatosur mbi një stacion policor në fushën e Musa Kale në Helmand në Afganistanin jugor.
Në sulmin e kryer nga talebanët u vranë 17 policë dhe dhjetë terroristë.
Shefi i policisë së Musa Kali, Muhammed Musa, tha se pas sulmit të armatosur mbi stacionin e policisë ka pasur një përleshje të armatosur mes policisë dhe talebanëve nga ku 27 persona mbetën të vrarë.
Musa tha se në konfliktin e natës së kaluar përleshja e armatosur zgjati për orë të tëra.
“Policët kanë luftuar me vdekjen, derisa iu mbaruan municionet. Talebanët kanë djegur tri automjete të policisë, dhe kanë sekuestruar armët gjithashtu,” tha Musa, duke shtuar se policisë nuk i ka ardhur mbështetje nga stacioni policor qendror.
Ministria e Brendshme afgane thekson se në operacionet që janë kryer në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë vrarë 49 talebanë.
